fbpx

Video/Zhytësi ‘përleshet’ me oktapodin pasi tenton t’i vjedhë kamerën

auto_20051712-0-image-a-4_15717725541921571829731.jpg

Një moment befasues është filmuar kur një zhytës zhvillon një luftë nënujore me një oktapod që përpiqet të vjedhë kamerën e tij në Francë.

Klipi, i regjistruar nga Eric Desmet në qershor, tregon një oktapod të ri ndërsa kapet mbi një kamerë e cila ishte vendosur për të regjistruar cefalopodin ndërsa fshihej në një shpellë të vogël.

Kur Desmet përpiqet të heqë pajisjen nga oktapodi, ai lufton mbrapa, duke e tërhequr me tetë krahët e tij duke mos pasur asnjë qëllim për ta lëshuar.

Disa momente më vonë, zhytësi zhgënjehet, dhe është dorëzuar duke lejuar oktapodin e vogël të fshehë kamerën në shpellën e tij, ndërsa peshq të ndryshëm notojnë tej skenës interesante.

Cefalopodi më pas i mbështjell tentakulat e tij rreth pajisjes, e cila është montuar në një trekëmbësh të vogël.

Zhytësi më në fund e merr aparatin fotografik, dhe arrin me butësi ta heqë prej tij pa e dëmtuar cefalopodin.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303