Video/Zjarre të qëllimshme jo shumë larg Parkut Kombëtar të Llogorasë!

Një vatër zjarri është ndezur në Llogara, shumë pranë Parkut Kombëtar.

Sikurse shihet nga pamjet ekskluzive të siguruara nga Real-News, zjarri është i përmasave të konsiderueshme, ndërkohë që si pasojë e terrenit të vështirë, zjarrfikëset duket e se kanë të pamundur të ndërhyjnë.

Ndërkohë që vatra e zjarrit sa vjen e po zgjerohet në sipërfaqe edhe më të mëdha.

Por, përtej zjarrit të rënë, më shqetësues është fakti se ky fenomen është i përsëritshëm çdo vit, pasi më shumë se sa moti, këto zjarre duken se janë të qëllimta, e aq më tepër pranë Parkut Kombëtar të Llogarasë.

E njëjta situatë çdo verë. Dikush duhet të ndërhyjë, por kush? (real-news.tv)