fbpx

VIDEO+FOTO/ Ish-gruaja e zhdëpi në dru/ Shikoni si ia ka nxirë syrin Amber Heard aktorit Johnny Depp

amber-johnny.jpg
Në maj të vitit 2016, Amber Heard bëri një kërkesë për divorc duke akuzuar ish-bashkshortin e saj Johnny Depp që ishte i dhunshëm ndaj saj gjatë marteses.

Por “Daily Mail” ka shpërndarë një audio ku aktorët diskutojnë një incident, ku Amber dëgjohet duke thënë: “Më vjen keq që nuk të godita në fytyrë me një shuplakë të mirë, por unë të godita, nuk të grushtova. Nuk të lëndova, unë thjesht të rashë, nuk të grushtova”,

“Unë u largova mbrëmë. Sinqerisht, të betohem sepse thjesht nuk e përballoja dot idenë e dhunës fizike, e më shumë abuzimeve fizike ndaj njëri-tjetrit. Sepse nëse do ta kishim vazhduar, do të kishte marrë për keq. Dhe zemër ta thashë një herë. Unë jam i frikësuar për vdekje, ne jemi në një skenë krimi tani”, dëgjohet të ketë thënë Depp.

“Nuk mund të të premtoj se nuk do të bëhem më e dhunshme fizikisht. Ndonjëherë e humbas kontrollin”, i thotë Heard.Avokati i Depp, Adam Waldman konfirmoi se ajo audio është një regjistrim i vërtetë që ishtë bërë në vitin 2015.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303