Videoja ekskluzive e Real News transmetohet live në Fiks Fare

Protesta e opozitës së 11 majit, e cila u shoqërua edhe me dhunë midis protestuesve dhe policisë u transmetua gjerësisht nga media.

Por, shumë pak media arritën të kapin momentet të trazuara të asaj çfarë ndodhte mes protestuesve. Real News arriti të filmojë përmes operatorëve të tij, çastet kur protestuesit rrahin një person, i cili u akuzua nga vetë protestuesit si polic i infiltruar.

Kjo video ka gjetur vend edhe në transmetimin live të Fiks Fare i cili duke paraqitur pamjet e Real News tregon se si protesta brenda radhëve të protestuesve degjeneroi në dhunë. Videon e gjeni në minutën :3:35 të emisonit të poshtëm në Fiks Fare