21.5 C
Tirana
E diel, 26 Maj, 2024

TË FUNDIT

Videoja intime, gjykata merr vendimin për policin

spot_img

Gjykata e Shkodrës ka liruar efektivin e policisë në Malësinë e Madhe, Berhan Bajrakurti, i cili u shfaq në një video intime dhe akuzohej se ngacmonte seksualisht një 15-vjeçare përmes telefonit.

Gjykata rivlerësoi masën për policin dhe vendosi “detyrim paraqitje”, ndërsa Bajrakurti mohoi akuzat për ngacmim seksual ndaj 15-vjeçares.

Prej disa ditësh policia kërkoi denoncuesen e videos dhe gruan që e akuzoi publikisht në një portal se polici i Malësisë së Madhe i kishte ngacmuar seksualisht të bijën si dhe faktin që as në këtë komisariat dhe as në atë të Shkodrës nuk ia kishin pranuar denoncimin për rastin.

Edhe në Gruemirë, banorë e mësues thonë se nuk janë në dijeni të identitetit të nxënëses që pretendohet se është ngacmuar.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat