Kylie Jenner është padyshim një ndër figurat publike më të ndjekura nga vajzat e reja mbarë botën.
Së fundmi, ajo ka publikuar një video në kanalin e saj në ‘Youtube’ të titulluar ‘A day in the life’.
Në videon e saj, ajo që vihet re është pikërisht prania e këngëtareve shqiptarë, nënë e bijë Albërie dhe Anxhelina Hadërgjonaj.
Kylie ka sjellë për të gjithë fansat e saj momente nga ditëlindja e Arielit, i cili është miku i përbashkët i saj dhe Anxhelinës dhe grimieri i tyre.
Në video shihet shumë qartë se sa të afërta duken këngëtaret shqiptarë me Kylien teksa kërcejnë dhe festojnë./real-news.tv