fbpx

Vidhen të dhënat personale të 9.4 milion pasagjerëve të një linje ajrore

1-cathaypacifi.jpg

Linja ajrore e Hong Kongut ‘Cathay Pacific’ ka njoftuar se të dhënat personale të 9.4 milion klientëve të saj ishin vjedhur. Kompania raportoi se rreth 860,000 numra të pasaportave, 245,000 numra të kartave të identitetit , 403 numra të skaduar të kartës së kreditit dhe 27 numra të kartave të kreditit janë vjedhur nga persona të paautorizuar.

Kompanisë ajrore i është kërkuar të  japë shpjegime se pse iu desh pesë muaj për të pranuar se të dhënat e 9.4 milion klientëve të saj ishin vjedhur.

Linja ajrore sqaroi se e kishte zbuluar aktivitetin e dyshimtë në rrjetin e saj në muajin mars dhe konfirmoi hyrjen e paautorizuar në sistemin e të dhënave personale në fillim të muajit maj.

Megjithatë, shefi i shërbimit të klientit Paul Loo tha se zyrtarët donin të kishin informacion të saktë mbi situatën para se t’a bënin publike dhe nuk dëshironin të “krijonin panik të panevojshëm”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *