Vidhet banesa e biznesmenit të njohur në Sarandë, dy vite më parë iu grabit biznesi

1572848370_ShptimAhmeti.jpg

Banesa e një biznesmeni është vjedhur nga persona ende të paidentifikuar mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 2.

Biznesmeni që ka rënë pre e vjedhjes është Shpëtim Ahmeti, ndërsa në momentin që hajdutët kanë hyrë në shtëpi mësohet se asnjë nga familjarët nuk ndodhej.

Sipas të dhënave të para nga grupi hetimor janë vjedhur vetëm bizhuteri.

Policia është njoftuar dhe po verifikon zonën për të parë nëse ka kamera sigurie që do të mundësojnë zbulimin e autorëve.

2 vjet më parë këtij biznesmeni i ishte vjedhur edhe biznesi, duke kërcënuar punonjësit me armë dhe thikë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303