Vidhet farmacia bashkëshortes së këngëtarit Ylli Baka në Elbasan

Vidhet një farmaci në Papër të Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur 10 ditë më parë.

Mësohet se persona të paidentifikuar, kanë vjedhur të gjithë medikamentet e farmacisë, vlera e të cilës kap shifrën e 35 milion lekëve të vjetra.

Mësohet se farmacia është në pronësi të bashkëshortes së këngëtarit Ylli Baka. Mbeten të paqarta rrethanat e vjedhjes, dhe se përse policia e ka mbajtur të fshehtë.