fbpx

Vidhet gjatë natës firma e reklamave, ja shuma e parave që u grabit

Një firmë reklamash është grabitur gjatë mbrëmjes në Kodër Kashar. Bëhet me dije se disa persona të paidentifkuar kanë vjedhur kasafortën.

Nga verifikimet dyshohet të jenë marrë rreth 2 mln lekë të vjetra. Vjedhja është konstatuar nga punonjësit e firmës.

Policia ka sekuestruar kamerat e biznesit dhe të bizneseve në zonë me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.