fbpx

Vidhet një pikturë te Muzeu Historik Kombëtar

8f98ab9dd1b09d1953b8cadc67194ddf_L.jpg

Një pikturë nuk po gjendet te Muzeu Historik Kombëtar, e cila i përket piktorit të njohur nga Kosova Idriz Berisha Xhixhi.

Publicisti Fatmir Toci ka shkruar në Facebook se në mbyllje të ekspozitës autorët pjesmarrës i kanë tërhequr veprat e tyre, ndërsa piktori i mësipërm ka thënë se nuk i është kthyer piktura.

Shkruan Fatmir Toci:

KËRKOHET NJË PIKTURË E HUMBUR
Kërkohet një pikturë e humbur e piktorit të njohur nga Kosova Idriz Berisha Xhixhi, e cila ishte ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar, bashkë me shumë vepra të tjera të shumë artistëve shqiptarë, me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar,Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Piktura është e përmasave 100 x 80 cm dhe një foto të saj po e shfaqim në këtë statur të faqes time në fb.

Në mbyllje të ekspozitës autorët pjesmarrës i kanë tërhequr veprat e tyre, ndërsa piktori i mësipërm njofton se nuk i është kthyer piktura.

Duke menduar dhe shpresuar se mund të jetë bërë ndonjë ngatërresë në ditën e tërheqjes se punimeve nga piktorët, ose të dërguarve të tyre, kërkoj miqësisht nga artistët pjesmarrës dhe organizatorët të verifikojnë edhe një herë punimt e tërhequra për ndonjë ngatërresë të mundëshme, në mënyrë që mikut dhe bashkëpunëtorit tonë piktor, Idriz Berisha Xhixhi t’i kthehet piktura e tij e çmuar, të cilën njofton se nuk e ka marrë.

Gjithashtu, do të kërkoja miqësisht nga miqtë e mi piktorë që, sipas dëshirës, ta shpërndanin në faqet e tyre këtë njoftim, me shpresën dhe dëshirën e mirë për të ndihmuar në gjetjen e pikturës.

Faleminderit!

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303