Vidhet tualeti prej ari 18 karatësh

Shefi ekzekutiv i Blenheim Palace tha se duhet të ndryshojë masat e sigurisë pasi u vodh një tualet prej ari 18 karatësh.

Dominic Hare tha se një grup hajdutësh kryen një bastisje të shpejtë shkatërruese në pallatin e Oksfordshire.

Vepra e artit me vlerë 5 milion deri në 6 milion dollarë, nuk është gjetur ende.

Krijuesi i saj, artisti Maurizio Cattelan, tha se shpreson që të jetë një shaka.

Do doja të ishte një shaka. Fillimisht kur u zgjova dhe dëgjova lajmet mendova se ishte një rreng: Kush është aq budalla sa të vjedhë një tualet? Për një moment harrova që ishte i bërë nga ari.”

Tualeti i përbërë i gjithë nga ari u ekspozua në pallatin e Shekullit 18, si pjesë e një ekspozite nga artisti italian.

Grabitja shkaktoi dëme të mëdha dhe përmbytje pasi tualeti ishte montuar në ndërtesë.

Hare tha se kjo është vjedhja e parë e këtij lloji në historinë e Blenheim Palace, duke shtuar se kishte sistem të sofistikuar sigurie.

Ai shtoi se nuk ka asnjë dyshim që tualeti do shkrihet nga hajdutët.

/real-news.tv/