Vodhën 10 banesa, policia i bën gjëmën skifterëve adoleshentë

71459427_441817906430486_4610887261884514304_n-600x450.jpg

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi kishin vjedhur rreth 10 biçikleta, vegla pune si dhe një sasi të caktuar parash.

Ngjarja ka ndodhur në Korçë, ku janë arrestuar tre adoleshentë të moshave 16 dhe 18 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Biçikleta”. Operacioni i zhvilluar, për të goditur veprimtarinë kriminale në fushën e vjedhjes së banesave. Vodhën në 10 banesa, biçikleta, vegla pune dhe sasi lekësh, arrestohen në flagrancë 3 shtetas, si autorë të dyshuar të këtyre ngjarjeve. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 10 biçikleta.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e disa vjedhjeve të ndodhura muajin e fundit, në qytetin e Korçës, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si edhe krijimin e një ambienti sa më të sigurt për komunitetin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Biçikleta”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

S.Sh, 18 vjeç, banues në Pogradec; R.Sh, 16 vjeç, banues në Korçë; D.H, 16 vjeç, banues në Korçë.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, dyshohet të jenë autorë të ngjarjeve të mëposhtme: Më datë 26.08.2019, në lagjen nr.4, shtetasi J.B,, ka konstatuar në kompaninë ku punon, mungesën e disa veglave të ndryshme te punes.

Më datë 02.09.2019, në lagjen nr.12, janë vjedhur 2 biçikleta në oborrin e banesës, së shtetasit P.S, 48 vjeç. Më datë 04.09.2019, në lagjen nr.11, është vjedhur 1 biçikletë në oborrin e banesës së shtetasit K.P, 30 vjeç.

Më datë 06.09.2019, në lagjen nr.17, janë vjedhur 1 lap top dhe 1 vegël pune në banesën e shtetasit V.Z, 60 vjeç. Më datë 07.09.2019, në lagjen nr.3, është vjedhur një sasi lekësh në banesën e shtetasit I.M, 53 vjeç. Më datë 10.09.2019, në lagjen nr.18, janë vjedhur 2 biçikleta, në një ambjent në përdorim të shtetasit M.R, 37 vjeç.

Më datë 14.09.2019, në lagjen nr.1, është vjedhur 1 biçikletë në banesën e shtetasit I.N, 52 vjeç. Më datë 14.09.2019, në lagjen nr.13, është vjedhur 1 biçikletë, në banesën e shtetasit K.K, 50 vjeç. Më datë 18.09.2019, në lagjen nr.3, është vjedhur 1 biçikletë në oborrin e banesës së shtetasit M.P, 29 vjeç. Më datë 18.09.2019, në lagjen nr.13, është vjedhur 1 biçikletë, në hyrje të banesës së shtetasit R.F, 37 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale, u gjetën dhe sekuestruan 10 biçikleta të cilat pasi u vodhën nga autorët, janë shitur në qytetet e Korçës dhe Pogradecit. Vijon puna për dokumentimin me prova ligjore edhe të disa vjedhjeve të tjera, ku autorë të tyre dyshohet të jenë shtetasit e lartpërmendur.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim, më shumë se njëherë” parashikuar nga neni 134/2 dhe 25 i Kodit Penal.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303