Vidhnin sende me vlerë, kapen “mat” 3 shqiptarë në Itali

itali.jpg

Policia italiane pas aksionit

Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane për veprën penale të vjedhjes së banesave.

Mediat fqinje raportojnë se të arrestuarit janë nga Shqipëria, konkretisht dy të rinj të lindur në 1999 dhe një grua 30-vjeçare.

Shqiptarët kishin vjedhur  një laptop të shtrenjtë, bizhuteri të shumta dhe sende të tjera me vlerë.

Agjentët e policisë kanë arrestuar tre shqiptarët, dy djem të cilët ndodhen aktualisht në paraburgim në Pistoia dhe gruaja është lënë në arrest shtëpiak.

Pas kontrolleve të kryera, tre shqiptarëve iu janë gjetur dhe sekuestruar disa sende me vlerë, të cilat i kishin përvetësuar përmes aktivitetit të vjedhjes.

Identiteti i të arrestuarve nuk bëhet i ditur, ndërsa hetimet janë intensifikuar me qëllim zbulimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303