Vihen nën hetim 3 zyrtarë, zbulohet arsyeja, Policia jep njoftimin

policia-tiranes6-933x445-770x367.jpg

Kryeplaku i fshatit Mirakë, Administratori i Njësisë Administrative Polis, Inxhinieri Pyjor i Bashkisë Librazhd janë vënë në hetim pasi ditën e djeshme Policia ka zbuluar 5 parcela të mbjella me kanabis në malësinë e Librazhdit.

Njoftimi:

Zbulohen disa parcela te mbjella me Kanabis ne malësinë e Librazhdit. Nga kontrolli i ushtruar në disa zona të malësisë së Librazhdit kryesisht në Malin e Mirakës janë zbuluar 5 parcela të mbjella me kanabis.

Parcelat sipas burimeve nga Prokuroria e Elbasanit ishin pranë njëra- tjetrës ndërsa janë gjetur 1535 bimë kanabis me lartësi 20 – 100 cm, si dhe 2160 fidane të sapombira të vendosura në arka polisteroli të cilat u asgjësuan.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 20 bimë me lartësi 20 – 100 cm, dhe 200 bimë të sapombira të vendosura në kubikë të dyshuara si lëndë narkotike të llojit Canabis Sativa.

Ndërkaq pas këtij operacion policor janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, materialet për shtetasit Shefqet Hasani, Bujar Zharri dhe Roshit Çota, përkatësisht me detyrë, kryeplak i fshatit Mirakë, Administrator i Njësisë Administrative Polis, Inxhinjer Pyjor të Bashkisë Librazhd.

scroll to top