Vihet në hetim 40-vjeçari nga Kruja, zbulohet arsyeja

dogji.jpg

Policia ka vënë në hetim një 40-vjeçar për akuzën “Ndotja e ajrit”.

40-vjeçari i identifikuar me inicialet A.B., ka djegur mbetje të lëndëve drusore në një gropë gëlqereje duke ndotur ajrin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e krimeve mjedisore, proceduan penalisht shtetasin: A. B., 40 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në vendin e quajtur “Makarash”, Krujë, duke djegur mbetje të lëndëve drusore në një gropë gëlqereje”, njofton policia.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303