Vijojnë aventurat, shqiptarët babë e bijë ngjiten në 7 majat më të larta në kontinent

Dy shqiptarët nga Peja, 17-vjeçarja Mrika Nikçi, dhe babai i saj, Arianit Nikçi, vijojnë aventurën e ngjitjes së majave më të larta në botë, duke shkruar historinë me ngjitjen e shtatë majave më të larta në shtatë kontinentet.

Pak muaj më parë, dy shqiptarët ngjitën majën më të lartë në botë, Everestin, ndërsa këtë radhë ata janë ngjitur në majën e Carstensz Pyramide, në Indonezi, në një lartësi prej 4884 metra.

Ata janë ngjitur sot në orën 09:45 me kohën lokale, duke kompletuar kështu ngjitjen e shtatë majave të shtatë kontinenteve të botës.

Në këtë mënyrë, 17-vjeçarja sapo ka bërë historinë, duke thyer rekordin botëror dhe duke u bërë femra më e re në botë që ngjit majat më të larta në shtatë kontinentet e botës.

Këtë sukses të jashtëzakonshëm ajo e ka arritur në moshën 17-vjeçare, duke u bërë ylli më i ri alpinist në botë.

  • foto galeri
  • foto galeri