Vijojnë kërcënimet serioze Turqi-Greqi: Tërhiquni, do ta paguani shtrenjtë

Vijon tensionet dhe kërcënimet serioze mes Turqisë dhe Greqisë. Pas deklaratave të ministrit grek të Mbrojtjes, ka qenë radhë e turkut, Hulusi Akar, për të kërcënuar.

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë i bëri thirrje Athinës që të zmbrapset, përndryshe do ta paguajë shtrenjtë. “Të gjithë duhet të qëndrojnë larg sfidave. Përndryshe, të gjithë duhet ta dinë se do ta paguajnë shtrenjtë. Kjo është këshilla që u japim fqinjëve tanë. Nuk do të lejojmë asnjë sfidë në Egje dhe Mesdhe. Nuk do të lejojmë asnjë vendim kundër Republikës Turke të Qipros Veriore. Ne jemi për miqësi, paqe dhe stabilitet, por nuk do të tolerojmë për të drejtat tona me çfarëdo kosto. Çmimi do të jetë shumë i shtrenjtë. Nuk duhet të bëjnë llogaritje të gabuara’, tha ai.

Të njëjtën gjuhë përdori edhe ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos, dy ditë më parë (Lexo këtu). Tensionet mes Ankarasë dhe Athinës lindën të enjten, pasi helikopteri i ministrit grek Kamenos u ul në ishullin Kastelorizo në Egje. Në këtë moment, mbi kokën e tij fluturuan dy avionë turq F16. /Real-news.tv/

Lër një koment