Vijojnë protestat e dhunshme në Barcelonë

C0B6795B-7CE1-4DF0-BC36-8CA3966F952C.jpeg

Qindra qytetarë që janë pro pavarësisë së Katalonias kanë dalë për herë të shtatë nëpër rrugët e Barcelonës, duke protestuar për vendimin e gjykatës që dënoi me burgim liderët separatistë.

Një grup i madh protestuesish kanë bllokuar rrugën jo larg ndërtesës së qeverisë spanjolle në Kataloni, kurse vetura të shumta që policisë para ndërtesës është sulmuar me thasë me mbeturina.

Në anën tjetër ushtruesi i detyrës së ministrit të Policisë, Fernando Grande-Marlaska, ka deklaruar ditë më parë se gjatë përleshjeve janë lënduar 288 policë, arrestuar 194 qytetarë si dhe janë dëmtuar 267 vetura të policisë. Gjithashtu është konfirmuar se janë lënduar edhe disa qindra demonstrues.

scroll to top