fbpx

Vijojnë protestat kundër “ligjit të skllavërisë” në Budapest

181217092432-01-budapest-protests-exlarge-169.jpg

Hungarezët vijojnë me protestat e tyre kundër ligjit të ri të punës, protesta të cilat janë kthyer të  dhunshme.

Një natë tjetër proteste u kthye në Budapest në të dielën kur mijëra njerëz dolën në rrugë për atë që ata e quajnë “ligji i skllavërisë” – legjislacion i ri që i lejon punëdhënësit të kërkojnë nga punonjësit deri në 400 orë jashtë orarit të punës në vit.

Përleshjet me policinë filluan kur protestuesit mbërritën në selinë e stacionit televiziv shtetëror MTVA dhe u përpoqën të sulmonin ndërtesën, raporton CNN.

Dy deputetë opozitarë hungarezë u nxorën jashtë nga zyrat e televizionit kombëtar, pasi u përpoqën të lexonin në transmetim një peticion kundër ligjeve të reja të punës.

Një video tregon një nga deputetët, që përpiqej të ngjitej mbi një parmak shkallësh, para se të tërhiqej jashtë ndërtesës.

Disa deputetë qëndruan gjatë të gjithë natës para zyrave të televizionit, në shenjë proteste kundër atyre që ata i quajnë “ligjet e skllavërimit”.

Rregullat e reja bëjnë që kompania të mund të kërkojë deri në 400 orë punë jashtë orarit në vit, e të vonojë pagesat për punonjësit deri në 3 vite. Në Hungari po protestohet prej 5 ditësh radhazi kundër reformës, me rreth 10 mijë vetë që u mblodhën në Budapest të dielën.

Nga ana tjetër, qeveria thotë se, reforma e punës do të jetë në të mirë të punonjësve, por edhe kompanive që duan të plotësojnë vendet vakante të punës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *