Vijojnë protestat në Francë/ Mbyllet muzeu i Luvrit

Pavarësisht se qeveria e Francës u tërhoq përkohësisht nga reforma e pensioneve, vendi vijon të jetë i përfshirë nga protestat.

Muzeu i Louvre-it në Paris u mbyll të premten pasi protestuesit bllokuan hyrjen e tij.

Protestuesit, përfshirë disa punonjës të Luvrit, organizuan demonstratën pas një thirrjeje nga disa sindikata të majta, kundër ndryshimeve të planifikuara të në sistemin e pensionit, për të cilin ata thanë se “do të ulë pensionet e të gjithëve”.

Gjatë protestave disa javëshe në Francë, është bllokuar transportin publik si dhe janë mbyllur shumë shkolla, spitale, gjykata dhe madje edhe shtëpitë e operave dhe Kulla Eifel.

Zyra e kryeministrit tha në fillim të kësaj jave, se vetëm sistemi i transportit publik ka humbur mbi një miliardë euro që nga fillimi i grevës.

Presidenti francez, Emmanuel Macron planifikon një sistem “universal” të pensioneve, që do të eliminojë dhjetëra të ashtuquajtura regjime të posaçme për sektorët që shpesh u japin punëtorëve pensione më të larta ose pensione të parakohshme.