fbpx

Vijojnë protestat në Francë në javën e 7 të protestave

franca-1.jpg

Në javën e shtatë radhazi, “Jelekët e verdhë” zbritën sërish në rrugët e Parisit kundër qeverisë Macron, duke u përleshur me forcat e policisë që lëshuan gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.

Por mediat franceze shkruajnë se këtë të shtunë protestuesit ishin më të paktë në numër krahasuar me javët e kaluara dhe vetëm grupe të vogla kanë protestuar në Paris, por edhe në disa qytete të tjera.

Qindra protestues u mblodhën pranë zyrave të “France Televisions” dhe kanalit televiziv “BFM” duke brohoritur “Fake news” dhe thirrje për dorëheqjen e Emmanuel Macron.

Protesta degjeneroi më pas në përleshje me forcat e policisë, të cilat përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat, ndërsa disa prej protestuesve u arrestuan./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *