23.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Vijojnë protestën ”jelekverdhët” në Francë

spot_img

“Jelekverdhët” e Francës kanë protestuar sërish në rrugët e Parisit dhe qytetet e tjera franceze, në të shtunën e 17-të me radhë.

Marshi i tyre filloi tek Porta Triumfale dhe përfundoi tek Kopshtet e Luksemburgut, ku është selia e Senatit.

Këtë javë marshin e kryesuan gratë, së bashku me “Jelekët e Verdhë” një ditë pas Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Lëvizja e ‘Jelekëve të Verdhë’ e cila u nis me 17 nëntor 2018 si një protestë ndaj çmimit të lartë të karburantit, është shndërruar në një reagim të fortë refuzimi ndaj Presidentit Macron.

”Jelekverdhët” po protestojnë kundër presidentit Emmanuel Macron dhe politikave të tij, të cilat konsiderohen se favorizojnë të pasurit./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat