fbpx

Vijojnë shkarkimet/ Vendimi i ministres Besa Shahini

Besa-Shahini-696x543-e1545993333987-780x439.jpg

Ministrja e re e Arsimit, Besa Shahini, ka dalë sot në një konferencë për shtyp dhe ka njoftuar vendimin e saj për të shkarkuar nga detyra drejtoresha e Zyrës Arsimore në Mat, Arjana Rami.

Shahini e argumentoi vendimin e saj pasi kanë ardhur ankesa me numër rekord denoncimesh nga Mati.

“Ankesat kanë të bënë kryesisht me mësuesit, kanë të bëjnë me transferimin e mësuesve nga shkolla në shkollë. Morëm shkas nga një emision televiziv për një mësuese që ecte dy orë në këmbë për të shkuar në shkollë. Ajo kërkoi një vend më afër, por Zyra e Arsimit në Mat nuk ia mundësoi.  Ajo që është e papranueshme është se Zyra e Arsimit nuk ka kthyer as përgjigje. Nga Mati ka rekord ankesash. Si rezultat është pezulluar nga detyra dje drejtuesja e zyrës arsimore Mat. Në Gramsh gjithashtu para një viti është larguar nga detyra drejtori dhe ishte komanduar një specialist aty, edhe ky ka marrë vendimi të gabuara dhe i është hequr detyra për këtë është dërguar një specialist i ministrisë aty”, tha ndër të tjera në komunikimin e saj me mediat, ministrja Besa Shahini. /Real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303