fbpx

Vijon greva për pagat në arsim në Kosovë

323401-kZOUAcMjje.jpg

Greva e shpallur nga Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë do të vijojë me protestat edhe gjatë kësaj jave. Kujtojmë që greva për pagat e punonjësve të arsimit ka nisur që në 10 janar dhe pritet të vijojë.

Sipas mësuesve, Projektligji për pagat është mjaft diskriminues ndaj tyre. Në Projektligj parashikohet që mësuesit e shkollave të mesme do të kenë një pagë prej 513,85 euro, ndërsa ata të fillores 478 euro. Mësuesit pretendojnë që të kenë një ngritje të pagës me një koeficient prej 30%.

Nga ana tjetër, prindërit janë mjaft të shqetësuar për këtë grevë. Ata theksojnë se fëmijët e tyre po dëmtohen duke mos shkuar në shkollë për të ndjekur procesin mësimor normalisht./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303