Vijon ‘lufta’ e Policisë me kapsollat, sot tek ‘Çamët’

Policia e Tiranës ka nisur një plan masash për kontrollin e dyqaneve dhe tregjeve që tregtojnë apo shesin lëndë plasëse dhe piroteknike. Gjatë kontrolleve të ushtuara janë konstatuar dy subjekte (dyqane) që mbanin dhe tregtonin lëndë piroteknike në mospërputhje me kushtet dhe kriteret për mënyrën e magazinimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike. Policia ka bërë të mundur sekuestrimin e menjëhershëm të këtyre produkteve piroteknike.

Njoftimi i Policisë

Policia e Tiranës në zbatim të planit të masave për kontrollin e dyqaneve dhe tregjeve që tregtojnë apo shesin lëndë plasëse e piroteknike, ka ushtruar kontrolle në dyqanet dhe tregjet e qarkut Tiranë. Gjatë kontrolleve janë konstatuar në shkelje dy subjekte (dyqane) dhe materialet janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shkeljen e konstatuar në ngarkim të pronarëve të këtyre subjekteve, shtetasve:  Xh. Rr., 58 vjeç, banues në Tiranë. Në dyqanin e tij në rrugën “Hamdi Pepo” ky shtetas mbante dhe tregtonte produkte piroteknike në mospërputhje me kushtet dhe kriteret për mënyrën e magazinimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike.  D. K., 44 vjeç, banues në Tiranë. Në dyqanin e tij në rrugën “Çamëria” ky shtetas mbante dhe tregtonte produkte piroteknike në mospërputhje me kushtet dhe kriteret për mënyrën e magazinimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale produkte piroteknike. Kontrollet do vijojnë edhe në ditët në vijim në gjithë dyqanet dhe tregjet e qarkut Tiranë.

Lër një koment