Vijon moti i keq në Itali, 9 persona të vdekur dhe 15 të plagosur

181029220947-02-venice-flooding-1029-restricted-super-169.jpg

Italia vazhdon të jetë e përfshirë nga moti i keq edhe ditën e sotme.

Corriere della sera ka raportuar se moti i keq me shira të rrëmbyer, era me shpejtësi mbi 100 km/h ka shkaktuar 9 viktima dhe probleme thuajse në të gjithë vendin.

Të 9 personat kanë ndërruar jetë si pasojë e rrëzimit të pemëve, 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur, 4 prej tyre të plagosur rëndë, dhe një person raportohet  i zhdukur.

Drejtoria e mbrojtjes civile ka ndërmarrë operacione për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në vështirësi në të gjithë zonat e prekura nga moti i keq.

Shërbimi i zjarrfikëses raportoi se ka ndërhyrë në 7,000 raste në të gjithë vendin dhe se një nga stafi i saj kishte humbur jetën, i shtypur nga një pemë gjatë një operacioni shpëtimi.

Rajonet më të goditura nga moti i keq  janë Lazio, Veneto, Liguria, Lombardia, Trentino Alto Adige, Friuli, Venezia dhe Giulia.

Shkollat në Romë e disa qytete të tjera janë mbyllur që prej ditës së djeshme për t’u hapur sërish pas përmirësimit të motit.

Mijëra banorë kanë mbetur pa energji eletrike për shkak të dëmtimit të linjave.

Moti i keq ka shkaktuar vonesa në linjat hekurudhore, në lëvizjen e trageteve në porte dhe në shtyrjen e disa fluturimeve. Aeorporti i Xhenovas është mbyllur për shkak të përmbytjes së pistës së fluturimeve.

Zyrtarët i kanë bërë thirrje qytetarëve të mos dalin nga banesat e tyre.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303