fbpx

Vijon situata e frikshme në dy spitalet COVID, ja shifrat alarmante

Gjatë 24 orëve të fundit gjashtë persona kanë humbur jetën nga COVID-19, ndërsa janë regjistruar 127 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë në përditësimin që bëri pasditen e sotme për situatën e pandemisë njoftoi se aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid-19, 22 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.

Po ashtu në dy spitalet, Covid 1 dhe Covid 2, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

Ndërkohë numri në total i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 188.