Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar 626 raste pozitive.
Brenda kësaj periudhe janë raportuar 16 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 39,057 raste nga 142,769 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,005 raste të vdekjes.
Janë shëruar 673 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 24,427 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13,625.