Vijon tragjedia/ Pas basketbollistit Kobe Bryant, vdes edhe e bija 13 vjeçare

Kobe Bryant, ish basketbollisti i famshëm i NBA dhe Los Angeles Lakers, ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare si pasojë e një aksidenti me helikopter.

Ylli amerikan ishte në bordin e helikopterit të tij privat me të paktën tre persona të tjerë, plus pilotin.

Por tragjedia nuk mbyllet me kaq. Sipas TMZ, në bordin e helikopterit ka qenë edhe vajza e Bryant, Gianna Maria Onore, e njohur si Gigi, e cila gjithashtu raportohet e vdekur.

Bryant kishte 4 fëmijë, ndërsa Gigi ishte vetëm 13 vjeçe.