fbpx

Viktima dhe 205 raste të reja në Kosovë nga COVID-19

Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 3 viktima dhe 205 persona të infektuar me koronavirus.

Numri i rasteve me koronavirus është rritur ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, duke çuar totalin në mbi 4 mijë e 500 të prekur dhe 97 jetë të humbura.

Përkeqësimi i shifrave shtyu qeverinë të paralajmëroi mundësinë e vendosjes së masave më të rrepta për luftimin e pandemisë.

“Meqenëse gjatë ditëve të fundit numri i të infektuarve është shtuar ndjeshëm, madje edhe me pasoja të rënda në jetë njerëzish, nuk mund të përjashtojmë marrjen e masave më të rrepta të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve”, thuhej në një komunikatë të qeverisë.

Gjatë një prononcimi mbrëmjen e së premtes, kryeministri Avdullah Hoti tha se vendi po shkon drejt shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Ai paralajmëroi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të dielën për të diskutuar një mundësi të tillë.