Viktima e parë nga fruthi, reagon QSUT

Lajm tronditës ishte vdekja e foshnjes 4-muajshe nga fruthi ditën e sotme. Sipas burimeve, dyshohej se fëmija ishte infektuar brenda spitalit, ku merrte ndihma mjekësore.

Ha ardhur reagimi i QSUT-së, ku thekson se foshnja që ka humbur jetën pranë shërbimit të Reanimacionit të Pediatrisë është trajtuar në mënyrë intensive për 10 ditë nga ekipi reanimator, me mjekime bashkëkohore për një nga komplikacionet më të rënda të fruthit, atë të pneumonisë masive bilaterale.

 Sipas Qendrës Spitalorë Universitare ‘Nënë Tereza’, foshnjes i janë bërë të gjitha protokollet mjekësore bashkëkohore si dhe është asistuar me frymëmarrje të drejtuar.

Reagimi i QSUT:

Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” bën të ditur se fëmija me inicialet A. A me moshë 4 muaj, që ka humbur jetën pranë shërbimit të Reanimacionit të Pediatrisë është trajtuar në mënyrë intensive për 10 ditë nga ekipi reanimator, me mjekime bashkëkohore për një nga komplikacionet më të rënda të fruthit, atë të pneumonisë masive bilaterale.

Fëmija ishte vetëm 4 muajshe, moshë në të cilën sipas Kalendarit të Vaksinimit nuk aplikohet vaksina e fruthit. Përveç kësaj, megjithë moshën e vogël, foshnja ka vuajtur nga infeksione të përsëritura të mushkërive, për të cilat është trajtuar disa herë. Kjo ka bërë që kjo foshnje të pësojë një nga komplikacionet më të rënda të fruthit, pneumoninë.

Gjatë 10 ditëve të qëndrimit të Terapinë Intensive të Pediatrisë, fëmijës i janë bërë të gjitha protokollet mjekësore bashkëkohore si dhe është asistuar me frymëmarrje të drejtuar, por megjithë përpjekjet e ekipit reanimator mjekë infermierë, ishte e pamundur që foshnja të mbijetonte./real-news.tv