“Viktimat e Ramës”. Basha shkon pranë grevistëve në Poçem, ja si paraqitet gjendja atje

Prej ditësh, punëtorët në Poçem vijojnë protestën, ndërsa sot pranë tyre ka shkuar dhe Kryedemokrati Lulzim Basha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha ofron mbështetjen e tyre pa kushte ndaj kërkesave të tyre që janë pagat e prapambetura dhe rifillimi mi punimeve në nënstacionin elektrik.

“Mbështetje pa kusht për punëtorët dhe kërkesat e tyre! Ata janë tradhtuar, dhe keqtrajtuar nga qeveria. Viktimat e Edi Rames janë njerëzit e thjeshtë, qytetarët e ndershëm shqiptarë që luftojnë për mbijetesë dhe një jetë normale.

Në këtë betejë unë dhe Partia Demokratike do jemi zëri juaj, do jemi mbështetja juaj. Beteja juaj është beteja e çdo shqiptari, ne do të na keni në krah deri në plotësimin e kërkesave tuaja të drejta. Ju jap fjalën se do ti zhbëj të gjitha padrejtësitë ndaj jush”, shkruan Basha.