fbpx

Viktimat nga COVID-19 në rang global, 7 mijë prej tyre janë mjekë

mjek.jpg

Të paktën 7.000 persona, pjesë e personelit shëndetësor në të gjithë botën kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Numri më i lartë I humbjes së jetëve të bluzave të bardha është regjistruar në Meksikë, me të paktën 1.320 punonjës, ndjekur nga SHBA me 1.077, Mbretëria e Bashkuar me 649 dhe Brazili me 634, raporton BBC.

Ndërkohë një rritje alarmante është vënë re në Afrikën e Jugut , ku janë regjistruar 240 viktima dhe në Indi 573 humbje jete.

Kreu i Drejtësisë Ekonomike dhe Sociale në “Amnety International” e ka vlerësuar shqetësuese situatën, ndërsa shprehet: “Më shumë se 7 mijë njerëz të personelit shëndetësor humbën jetën, ndërsa u përpoqën të shpëtojnë jetën e qytetarëve të tjerë. Kjo është një krizë. Çdo punonjës shëndetësor ka të drejtë të jetë i sigurt në punë dhe është një skandal që po paguajnë një “çmim” të tillë”, tha më tej ai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303