Vinçat zbarkojnë te fushat e Laprakës, banorët në protestë kundër shembjes (FOTO)

Banorët pretendojnë se, fushat e futbollit janë “rrëmbyer” për t’u shembur dhe për t’u kthyer në sheshe pallatesh dhe ndërtesash shumë katëshe, në një kohë që askush më parë nuk ka informuar qytetarët për ndërmarrjen e një veprimit të tillë.

Foto nga protesta e sotme e banorëve në Laprakë

Mëngjesin e sotëm ka nisur prishja e fushave të Laprakës, në Njësinë 11 në kryeqytet, teksa një gjë e tillë i ka gjetur të papërgatitur  banorët e zonës.

Banorët pretendojnë se, fushat e futbollit janë “rrëmbyer” për t’u shembur dhe për t’u kthyer në sheshe pallatesh dhe ndërtesash shumë katëshe, në një kohë që askush më parë nuk ka informuar qytetarët për ndërmarrjen e një veprimit të tillë.

Banorët e zonës janë ngritur në protestë kundër kësaj katrahure, teksa nuk dihet ende se me çfarë urdhri vinçat kanë zbarkuar në këtë zonë.

Lër një koment