fbpx

Vinin nga Shqipëria, sekuestrohen 20 ton perime në Itali

20 tonë fruta dhe perime me etiketë të rreme “produkt me origjinë italiane” u kapën nga Guardia di Finanza ditën e sotme në Itali.

Mediat italiane raportojnë se malli, që vinte nga Shqipëria dhe drejtohej në tregjet e frutave dhe perimeve të Venetos, ishte vendosur brenda kutive prej kartoni në të cilat ishin shkruar “produkt me origjinë italiane”, që synonin të mashtronin konsumatorin për origjinën e mallit.

Sekuestrimi u krye në përfundim të operacioneve të një mjeti që drejtohej nga një shtetas me origjinë shqiptare.