fbpx

VIP-at e arrestuar, Ismaili zbërthen të vërtetën: Do marrë fund praktika e benefiteve…

drejt.jpg

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili po raporton në Komisionin e Sigurisë mesditën e kësaj marte mbi situatën në burgje.

Ai është ndalur të flasë edhe për trajtimin e të burgosurve “VIP”, ku ka theksuar se në burgje ekziston ende diskriminimi brenda ambienteve të vuajtjes së dënimit, sipas së cilit po punohet në këtë drjtim për t’i dhënë fund këtij fenomeni.

“Problemi i parë që kam hasur është trajtimi shëndetësor në burgje. E dyta është lufta ndaj diskriminimit në burgje, për t’i dhënë fund praktikës që një i burgosur ’VIP” përdor sistemin apo për të pasur benefite, për t’i dhënë fund dhe secili të vuajë dënimin si gjithë të tjerët”, u shpreh Ismaili, teksa shtoi se janë bërë lëvizje të burgosurve që të vuajnë dënimin në burgje pranë vendbanimeve.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303