fbpx

Viroza që po përhapet me shpejtësi, Alimehmeti këshillon prindërit

alimehmeti-1-590x354.jpg

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti ka reaguar për virusin që po përhapet me shpejtësi në vendin tonë.

Në një intervistë në Euroneës Albania ai është shprehur se ky virus është shumë i njohur dhe jep një formë të lehtë infeksioni te fëmijët.

“Është një virus shumë i njohur, është një virus që bën një formë infeksioni të lehtë tek fëmijët e vegjël”, tha Alimehmeti.

Mjeku nënvizoi se për këtë sëmundje nuk ka ndonjë mjekim specifik dhe se është një sëmundje e lehtë.

Ai u bëri thirrje prindërve që nëse fëmija infektohet nga ky virus, duhet të qëndrojë disa ditë në shtëpi, në mënyrë që të mos përçohet te të tjerët.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303