“Virusi ende nuk është zhdukur”. Manastirliu publikon mesazhin e Silva Binos

man-1.jpg

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar në rrjetin social Facebook një video-mesazh të mjekes Silva Bino, e cila thotë se qytetarët duhet të jenë më të përgjegjshëm për sjelljet individuale, pasi virusi ende nuk është zhdukur.

Mesazhi i Silva Binos i publikuar nga ministrja Ogerta Manastirliu

“Kam një mesazh për të gjithë qytetarët, pasi jemi në fazën e hapjes, lëvizjes dhe të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm. Virusi nuk është zhdukur, as nga Shqipëria, as nga Evropa dhe as nga bota. Virusi qarkullon dhe kjo është një arsye për të cilën duhet të jemi të kujdesshëm. Pavarësisht se dalim, duhet të jemi të përgjegjshëm për sjelljen tonë, pasi sjellja individuale është shumë e rëndësishme në këtë fazë.

Faza që kaloi na ndihmoi të zbusnim kurbën e sëmundjes, na ndihmoi që të mos kishim një ritëm të lartë të sëmundjes, të përhapjes së sëmundjes, por aktualisht ne duhet të jemi të përgjegjshëm dhe gjithë atë muaj të sakrificës ta kemi në favorin tonë.

Për këtë, janë sjelljet e qytetarëve, që duhet të jenë sa më të përgjegjshëm, pra të mos përqafohen, të mos shtrëngojnë duart, por të ruajnë një lloj distancë me njëri-tjetrin, pasi virusi mund të transmetohet gjatë përqafimeve, gjatë prekjes së duarve apo objekteve. Pra ruajtja e distancës, higjiena, mbajtja e maskës në mjedise të grumbulluara, në markete apo në dyqane të vogla që kanë mbi dy veta, kjo do të na ndihmonte të ruanim veten dhe personat e tjerë”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303