fbpx

“Virusi është midis jush”, Najada Çomo jep mesazhin: Kam një apel, ju lutem edhe njëherë…

Drejtoresha e spitalit Infektiv, Najada Çomo ka dhënë një mesazh me një anë të një videoje të shpërndarë nga ministrja Manastirliu.

Mjekja thotë se ndodhemi në sezonin e verës dhe se kanë kaluar 5 muaj dhe fluksi i pacientëve të paraqitur në shërbimin infektiv ka ardhur duke u shtuar me të sëmurë rëndë, por edhe me humbje jete.

“Unë kam një apel për qytetarët që na ndjekin, që gjithë këto muaj pune intensive në shërbimin infektiv, që nga dimri deri në verë janë lodhje dhe punë e jashtëzakonshme. Por kam një apel që, ju lutem respektoni masat e thëna, që janë elementë shumë të pakët, që është mbajtja e maskës, ruajtja e distancimit fizik, me njëri tjetrin, dhe frekuentoni sa më pak ambientet publike apo situata ku grumbullohen njerëz sepse janë vendi më i rrezikshëm për t’u infektuar nga Covid-19. Virusi është midis jush.  Natyrisht që është edhe midis nesh si personel shëndetësor që u shërbejmë juve. Ne jemi për t’ju shërbyer juve. Ju jeni për të mbrojtur shëndetin tuaj, dhe për t’u pakësuar numri i personave që vijnë në spital”, apelon Çomo.

Dëgjoni apelin e Prof. Najada Çomo që prej 5 muajsh po përballet së bashku me ekipin mjekësor të shërbimit infektiv me virusin e rrezikshëm duke u shërbyer pacientëve të shtruar. 🙏#RespektoRregullat↔️😷🧼 Jep kontributin tënd për të frenuar përhapjen e koronavirusit! #TëNdihmojmëEkipetMjekësore🙏🏼🤜#COVID19🤛

Geplaatst door Ogerta Manastirliu op Maandag 3 augustus 2020