fbpx

Virusi kinez / 106 viktima, mbyllen shkollat dhe universitetet, konfirmohet rasti i parë i infektuar në Gjermani

1580196226_072828597a11a019efd6640508c6ecc80ad8e7448.jpg

Teksa numri i viktimave nga virusi i ri kinez ka shkuar në 106 dhe numri i të infektuarve është rritur me me 1300 të tjerë duke e çuar numrin e përgjithshëm në më shumë se 4000, Kina zyrtare pas pushimeve të Vitit të Ri Hënor ka urdhëruar mbylljen e shkollave dhe universiteteve nga frika e infektimit në masë.

Pekini gjithashtu iu kërkoi bashkatdhetarëve të tij që të shtyjnë udhëtimet jashtë vendit.

Organizata Botërore e Shëndetit ka deklaruar se rreziku global i koronavirusit kinez është “i lartë” dhe nuk është më i moderuar siç u tha fillimisht.

Kina po punon ethshëm për të gjetur një vaksinë dhe kjo falë laboratorëve të saj P4, d.m.th atyre me siguri maksimale, ku operohet brenda një patogjeni siç është koronavirus 2019 n-CoV.

Drejtori i Qendrës Kineze për Kontroll dhe parandalimin e sëmundjeve tha se “Deri më tani nuk kemi parë një mutacion të qartë të këtij virusi”- duke treguar edhe fotot e koronavirusit të ri.

Ai tha gjithashtu se pasi të jetë zbuluar dinamika e virusit, vaksina mund të krijohet por pas një entuziazmi fillestar nuk duket se sintetizimi i tij nuk do të jetë një punë e lehtë dhe e shpejtë.

Virusi ndërkohë ka kapërcyer edhe kufijtë e Kinēs. Raste të infeksionit janë raportuar në 24 orët e fundit në Tajlandë dhe Hong Kong.

Pesë raste të tjera janë  regjistruar në SHBA aq sa dhe në Australi, Tajvan dhe Macao; katër në Japoni, Singapor dhe Malajzi; tre në Francë dhe Korenë e Jugut, dy në Vietnam, një në Kanada dhe Nepal.

Në Europë, pas tre rasteve në Francë edhe Gjermania ka njoftuar për një rast të infektuar me virusin e ri në juglindje të Bavarisë.

Berlini gjithashtu po konsideron mundësinë e një “evakuimi të mundshëm” të qytetarëve të tij nga qyteti kinez Wuhan, epiqendra e virusit.

Lajmi se virusi mund të transmetohet edhe nga njerëz të cilët, megjithëse tashmë e kanë infeksionin, nuk tregojnë simptoma, ka shtuar edhe më shumë frikën.

Revista ‘The Lancet’ ka rindërtuar historinë e parë të transmetimit brenda një grupi të vogël familjar. Artikulli tregon se një djalë dhjetë vjeçar, i infektuar me koronavirusin kinez por pa simptoma karakteristike të infeksionit, e transmetoi atë edhe te të tjerë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303