Virusi kinez, ndërron jetë mjeku i cili trajtonte pacientët

koronavirusi.jpg

Një mjek në Kinë është prekur nga koronavirusi teksa trajtonte pacientët në spitalin e Wuhan, vendi nga ku edhe ka shpërthyer ky virus.

The Guardian raporton se mjeku 62-vjeçar ka ndërruar jetë.

Autoritetet kineze kanë njoftuar se nga virusi vdekjeprurës kanë gjetur vdekjen 41 persona, ndërsa 1300 të tjerë janë infektuar.

Virusi është përhapur edhe në shtete të tjera si Tajlandë, Tajvan, Korea e Jugut, Vietnam, Japoni, Singapor, Arabia Saudite, Britani të Madhe, SHBA.

Ditën e djeshme  raportuan tre raste edhe në Francë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303