“Virusi mund të vdesë aty”. Mjekja rrëfen rastin e të afërmit: Priti 7 ditë për përgjigjen e tamponit, në shumicën e rasteve ndodh që…

1598289746_1592728747Infektivimjekettamponetanalizakoronavirusiterrenikontrollettestet21.jpg

Mjekja Ornela Doçi ka dhënë disa detaje lidhur me situatën nga pandemia në Shqipëri. Për ABC ajo ka rrëfyer një rast ku një i afërmi  i saj ka pritur 7 ditë për përgjigjen e tamponit.

Mjekja tha se virusi nuk mund të jetojë më shumë se tre ditë në solucionin ku vendoset.

Virusi jeton i gjallë deri në tre ditë, në një tampon. Në shumicën e rasteve është i pavlefshëm finalizmi i një PCR në shtatë ditë. Virusi, brenda solucionit, pas 72 orësh nuk ka më vlerë. Kjo është një metodë e ndjeshme që lë vend për kontaminime.

Mjekja sqaroi se fakti që përgjigje mund të merret për 7 ditë nuk do të thotë që rezultati nuk është i saktë, pasi shtoi ajo, varet së brenda sa orësh është kryer testimi.

Një tampon që merret, jeton deri ne 72 orë, ndërkohë që virusi mund të vdesë aty, pacienti e ka të gjallë dhe pret përgjigjen. Nuk mund t’ia lënë shansit.”

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303