fbpx

“Virusi po paraqitet në 6 tipe të ndryshme”, infektologu jep mesazhin e fortë: Po identifikohet…

Ilir-Tolaj-mjek.jpg

Infektologu Ilir Tolaj ka bërë me dije disa detaje në lidhje me pandeminë. Ai thekson se po paraqitet në 6 tipe të ndryshme, ndaj dhe për zbuluesit është e vështirë të zbulojnë anti-trupat që e vrasin.

Në një reagim, Tolaj shprehet se gjithsesi shkencëtaret janë në hapat e fundit për krijimin e vaksinës kundër këtij infeksioni.

“Shkencëtarët e Universitetit të Bolonjës, e që ka përfshirë analizën e 48635 gjenomeve të koronavirusit, të izoluara në laboratorët e ndryshëm në gjithë botën. Studimi është publikuar në revistën shkencore Frontiers in Microbiology”, tha ai.

Në një reagim për Klan Kosova, mjeku tha  se rezultatet e para të këtij studimi janë mjaft shpresëdhënëse. “Aktualisht janë të njohur 6 tipe të koronavirusit SARS Cov 2, meqë tipi L, ai i pari që e ka shkaktuar epideminë në Ëuhan, i izoluar në nëntor 2019, tashmë është zhdukur. Tash nëpër botë më së shumti është i përhapur tipi G i koronavirusit; diku rreth 74% të të gjitha mostrave i takojnë këtij tipi. Pos këtyre 6 tipeve kryesore të virusit SARS Cov 2, hulumtuesit kanë identifikuar edhe disa muatcione të tjera të rralla (<1%), të cilat, nuk janë shqetësuese edhe pse edhe ato po monitorohen me kujdes”, shtoi më tej mjeku.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303