Vizita në Vjenë, Basha tregon se çfarë diskutoi me ndërkombëtarët

Kreu i PD, Lulzim Basha ka bërë me dije se çfarë diskutoi me zyrtarët e lartë të OSBE.

Me anë të një postimi në ‘Twitter’, Basha shkroi se ai ka ndarë shqetësimin për krizën dhe qëndrimin e pandryshuar të opozitës

“Në Vjenë me përfaqësuesit e lartë të OSBE ndamë shqetësimin për krizën dhe qëndrimin e pandryshuar të Opozitës së Bashkuar: zgjedhje të lira e të ndershme me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën, që garanton lirinë e votës dhe ndëshkimin nga drejtësia të hajdutëve të zgjedhjeve”, shkruan Basha./real-news.tv