fbpx

Vizita urgjente në Kadastrën e Vlorës, Braçe: Hë të keqen…

keqen.jpg

Mëngjesin e sotëm, zëvendëskryeministri Erion Braçe ka zhvilluar një vizitë urgjente në Kadastrën e Vlorës, e cila vetëm në muajin e fundit ka ndërruar 3 herë drejtuesin e saj.

Mësohet se Braçe ka nisur takimin brenda ambienteve të Kadastrës në orën 08:00 të mëngjesit, dhe ka në fokus kryesor çështjen e nxehtë të pronave në Jalë.

Nga ana tjetër Braçe ka marrë pjesë në aktivitetet në ceremoninë e 75-vjetorit të Çlirimit të Vlorës.

Pas mbarimit të ceremonisë, Braçe ka dhënë deklaratë për mediat. I pyetur nga gazetarët për Kadastrën e Vlorës, nëse atij i rezulton të shkelje dhe a do të merren masa për drejtuesit.

“Të mos i ngatërrojmë gjërat. Për Kadastrën të flasim njëherë tjetër. Kemi ardhur për këta të tjerët sot, hë të keqen,” është shprehur zëvendëskryeministri.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303