Vizitorët janë bllokuar që katër orë në Bogë, policia tregon pse po ndodh kjo

Boge-Rugove-Peje-3-600x360.jpg

Rruga për në Bogë është bllokuar totalisht, njerëzit nuk po arrijnë të hyjnë e as të dalin për më shumë se katër orë.

Policia Rajonale e Pejës tha se arsyeja e bllokimit është pasi persona të papërgjegjshëm kanë parkuar automjetet e tyre vend e pavend dhe për pak policia pritet të ndërhyj në atë zonë.

“Rruga është bllokuar në Bogë, sepse persona të papërgjegjshëm i kanë lënë automjetet e tyre vend e pa vend, derisa të ndërhyjë policia. Kjo është e gjitha çka mund të themi për momentin”, tha policia .

Janë në pritje për më shumë se katër orë dhe se njerëzit kanë mbetur në kolonë në automjete..

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303