fbpx

Vizitorët tashmë mund të hyjnë në dhomën e kontrollit në Çernobil

ceernobil.jpg

Tashmë vizitorët e interesuar do të jenë në gjendje të futen brenda dhomës së kontrollit në Çernobil ku ndodhi aksidenti më i keq bërthamor në botë, raporton CNN.

Megjithatë, vizitorët që shkojnë brenda zonës me radioaktivitet të lartë në reaktorin famëkeq do të pajisen me kostume të bardha mbrojtëse, helmeta dhe maska për vizitat e shkurtra.

Pas largimit, ata do t’i nënshtrohen dy testeve të radiologjisë për të matur nivelin e ekspozimit.

Masa është pjesë e një përpjekje qeveritare për të inkurajuar turizmin në zonë pasi presidenti Volydymyr Zelensky nënshkroi një dekret të korrikut duke caktuar Çernobilin një zonë zyrtare turistike.

“Ne duhet t’i japim këtij territori të Ukrainës një jetë të re,” tha Zelensky në atë kohë. “Deri tani, çernobili ishte një pjesë negative e Ukrainës. Është koha për ta ndryshuar këtë gjë”-shtoi ai.

Centrali bërthamor famëkeq i Çernobilit ka parë një rritje të madhe në numrin e vizitorëve në vitet e fundit, si pjesë e një interesi global duke shënuar rritje të atij që konsiderohet si turizëm i errët.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303