fbpx

“Vizituam qytete të ndryshme’/ Robert Budina i prerë: Mesazhi ynë u kuptua, ja ç’do ndodhë

 

Regjisori Robert Budina në një lidhje ‘Skype’ për A2 ka deklaruar se Aleanca për Teatrin ka vijuar protestat në qytete të ndryshme dhe vala e kësaj proteste qytetare nuk do shuhen thekson ai.

 “Kemi vizituar qytete të ndryshme, ka një ndërgjegjësim të qytetarëve, na kanë thënë se donin të vinin javën e kaluar, por rrugët që në mëngjes ishin të bllokuara.  Tashmë ata e kanë kapur mesazhin tonë, që rrëzimi i teatrit ishte edhe rrëzimi i shtetit të së drejtës, të artit, të qytetarisë. Po u kuptua ky mesazh, mund te jetë fillimi i një epoke të re”, thotë Budina ndërsa paralajmëron rikthimin e protestave në Tiranë.

“Po matim forcat, por do të jetë e fuqishme, diçka që mund ta realizojë vetëm kultura dhe një lëvizje qytetare. ”, thotë ai.