fbpx

Vjedhin vilën në Ishull Shëngjin, babë e bir kapen “mat” nga policia

vjedhje.jpg

Babë e bir u arrestuan nga Policia e Lezhës pasi rezultojnë të jenë autorë të një sërë vjedhjes të kryera në kohë të ndryshme të disa banesave.

Bardhok Miza 42 vjeç dhe djali i tij i mitur 17-vjeçari E.Miza, me banim në Kurbin, u kapën në flagrancë nga uniformat blu teksa tentonin të vidhnin një vilë, në momentin kur po nxirrnin materialet e vjedhura për t’i transportuar.

Policia thotë se në vilë nuk ndodhej asnjë person, ndërsa banesa është në pronësi të personit me iniciale N.K. në Ishull  Shëngjin në Lezhë. Babë e bir kishin vjedhur pajisjet shtëpiake (frigorife, tavolinë, karrike, lavatriçe, dhe disa vegla pune dhe pajisje të tjera shtëpiake) dhe u arrestuan në momentin kur do t’i transportonin me makinë.

Gjithashtu, të arrestuarit,  janë dokumentuar me prova ligjore si autorë të dyshuar edhe të vjedhjeve të ndodhura më parë:

Më datë 27.09.2018, dyshohet të kenë vjedhur me thyerje marketin në pronësi të shtetasit E.L. , në Shënkoll – Lezhë.

Më datë 09.10.2018, dyshohet të kenë vjedhur dyqanin e elektroshtëpiakëve në pronësi të shtetasit M.Xh. në Lezhë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303